Rreth nesh

Historia e kompanisë sonë fillon në vitin 1992 me importimin e të gjitha materialeve për portat automatike nga Italia dhe montimin e tyre.

Në vitin 2000 investuam në teknologji të re, të parët në Shqipëri për portat automatike (qepena).

Në vitin 2002 e shtuam gamën tonë me makineri për prodhimin e profileve të tavaneve të varur (gips) dhe të aksesorëve.

Gjithmonë duke u bazuar në standardet europiane dhe certifikimet ISO 9001 që i disponojmë prej shumë vitesh. Prej disa vitesh kemi fituar besimin e disa kompanive italiane, duke marrë ekskluzivitetin e tyre si për motorizimin e portave, ashtu edhe për aksesorët e tavaneve të varur. Suksesi është gjithmonë në historinë tonë.